Në dorëheqjen e tij zyrtare, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahi thotë se para 18 muajsh ishte emëruar në krye të Universitetit të Prishtinës për të ndihmuar nxjerrjen e institucionit nga kriza, në të cilën, sipas tij e kishte futur degradimi akademik e moral, papërgjegjësia dhe konformizmi. E kam ditur se do të jetë shumë vështirë, por nuk kam pasur idenë se rezistenca për ndryshime do të jetë aq e fortë. Përkrahja e madhe që më është dhënë ka ndikuar që t’i qëndroj besnik misionit tim. Po kjo përkrahje ka bërë që, pas shkarkimit tim dhe anulimit të këtij vendimi, të rikthehem në krye të Universitetit. Shpresoj se ky hap i imi do të mirëkuptohet nga stafi akademik, studentët dhe qytetarët. Unë kam ardhur në krye të UP-së që ta nxis një ndryshim pozitiv, mundësisht brenda këtyre dy viteve sa kisha mandat, dhe këtë e kam thënë edhe publikisht.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …