Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it amerikan të Kampit Bondsteel, kolonelin Vernon Simpson me bashkëpunëtorë. Me këtë rast, gjenerallejtënant Rrahman Rama e falënderoi kolonelin Simpson për ndihmën që Ushtria Amerikane e vendosur në Bondsteel po jep për FSK-në dhe në veçanti për Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së në Ferizaj. Koloneli Simpson, prej se ka marrë detyrën e komandantit të KFOR-it amerikan në Bondstell, që nga korriku i vitit 2015, ka rritë nivelin e bashkëpunimit me FSK-në, si në fushën e trajnimit, arsimimit, planifikimit, mbështetjes logjistike etj. Komandanti Rama, i dha mirënjohje kolonelit Simpson, me motivacionin për bashkëpunim dhe ndihmë të pakursyer në ngritjen profesionale të FSK-së. Vernon Simpson e falënderoi komandantin e FSK-së për bashkëpunimin e deritashëm, duke i premtuar thellimin e këtij bashkëpunimi edhe me komandantin e ri në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …