leoni

Ministrja Zivic vizitoi panairin e asparagut

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic bashkë me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno kanë marrë pjesë në promovimin e asparagut, që u mbajt në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin kultivues të asparagut nga gjithë vendi. Me këtë rast, ministrja Zivic gjatë vizitës që ua bëri kultivuesve të asparagut, ka theksuar se do të angazhohen që vazhdimisht kulturat e reja bujqësore të kenë përkrahjen e ministrisë, me qëllim të rritjes së prodhimit e bashkë me këtë ta rrisin edhe interesimin për kultivimin e tyre. Në anën tjetër edhe drejtuesit e USAID-it thanë se përmes programit aktual të tyre “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO)”, janë duke punuar me tregjet vendore dhe ato potenciale ndërkombëtare për të shitur sasitë e asparagut që vijnë nga mbjelljet aktuale dhe të reja. Po ashtu ata kanë treguar se janë duke punuar me përpunuesit për të përcaktuar mundësitë e përpunimit për kulturën e asparagut. Ndryshe, ditët e promovimit të asparagut kanë filluar sot dhe do të zgjasin deri më 4 maj, ndërkaq asparagu është një bimë barishtore, e cila në Kosovë kultivohet kryesisht në Pejë, Kastriot, Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan, Istog, Prishtinë dhe Kamenicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …