Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar një takim me krerët e shtetit për të diskutuar rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sot krerët e institucioneve, kryetari Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Takimi i Veselit me Thaçin, Haradinajn, Limajn dhe Ahmetin do të fillojë në orën 10:00. Në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …