Nysret Ramadan Halili u lind më 17 qershor të vitit 1956 në fshatin, Shtuticë të komunës së Drenasit (ish-Gllogov).
U lind në një familje me tradita të atdhetarisë. Në vitin 1963 regjistron shkollën fillore në fshat, paralele e ndarë e shkollës, Zenel Hajdini të Tërstenikut. Aty vijoi shkollimin deri në vitin 1967 në katër klasat e para pastaj katër vitet e tjera i vazhdoi në shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Terstenik.
Në Vitin 1971 regjistron shkollën e mesme Normale ne Mitrovicë të cilën e përfundoi në vitin 1975. Ne vitin shkollor 1976-1977 filloi punën në shkollën fillore tani “Dëshmorët e Qyqavicës, në paralelen e ndarë në Krasaliq. Në vitin 1981 regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Universitetin e Prishtinës, ku edhe i përfundon studimet
Nga vitit 1976 e deri në rënin e tij dëshmor ishte mësimdhënës në Krasaliq, Qirez, Ponorc, Shtuticë.
Ka mbajtur kontakte me Lëvizjen Popullore të Kosovës, po ashtu ka pasur bashkëpunim edhe Hamëz Shaban Jasharin, tani heroi i Kosovës, në aktivitete të ndryshme kulturore e përkujtimore. Ka qenë pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981 dhe atë të vitit 1989 në Drenas e në Prishtinë.
Nysreti dhe familja e tij kanë qenë në shënjestër të regjimit të ish RSFJ-së, për çka edhe është bastisur dhe maltretuar. Në vitin 1981 ka qenë i dënuar një muaj burg për pjesëmarrje në demonstrata.
Në mars të vitit 1994, me vëllezërit: Hysniun dhe Vehbiun 14-vjeçar ishin arrestuar dhe ishin marrë në biseda të ashtuquajtura informative nga kryekomandanti i Stacionit Policor ne Gllogoc, me mbiemrin Bajraktoroviq dhe nga kryeinspektori, Bullatoviq. Pasi ata i kishin rrahur në prani të tij vëllanë e vogël fillon edhe një përleshje fizike mes Nusretit dhe inspektorëve, të cilët kërkojnë ndihmën e policëve. Për shkak të rezistencës, policët kishin filluar ta godasin deri në alivanosje. Për shkak të aktivitetit të tij atdhetar ishte dënuar 6 muaj burg të cilin e kishte mbajtur në Prishtinë dhe në Lypjan.
Kontaktet e para me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i ka pasur qysh prej vitit 1997 në Prekaz, në lagjen Kodra me Komandantin e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët e Ilazit: Zenun Kodra, Fadil Kodra, Hasan Kodra, Hajdin Kodra, Sami Kodra e bashkëluftëtarë të tjerë.
Ne mars të vitit 1998 së bashku me vëllezërit Hysniun dhe Sabriun bashkohen në radhët e UÇK-së. Fillimisht, Nysreti ishte vendosur në Pikën e quajtur, “Lisi”, në fshatin Shtuticë.
Luftës iu kishte bashkuar me armët e lehta që kishte në shtëpi por më vonë kanë siguruar armatim nga ato që silleshin nga Shqipëria për nevoja të luftës. Një kohë ka marrë pjesë në stërvitje në Shkollën ushtarake në Gradicë.
Ishte angazhuar në Njësitin për Intervenim të Shpejtë të Kompanisë së Dytë të Batalionit të Dytë, në Brigadën 114, “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës.
Ka marrë pjesë në betejat e Bardhit të Madh në qershor të vitit 1998 me bashkëluftëtaret: Emin Gjinovci, Naser Kastrati, Hysni Halili, Sabri Halili, Hetem Hetemi, Bekim Hetemi, Sejdi Ferati, Hamdi Ferati, dëshmor, pastaj Skënder Shala dhe Shefqet Cervadiku.
Në Betejat e Shtatorit të vitit 1998, ka qenë i angazhuar në pikën e frontit në Prekaz, Polac, Dashec, Shtutice, Baks, Qirez, Prelloc, Dubovc, Beqiq, Krasaliq, Likoshan, Kozhicë Krasmiroc, Gradicë, Gllanasellë, Qikatovë e Vjetër, Godanc, Verboc per të vazhduar ne Dobroshevc, Vasilevë si dhe fshatrave te Ortokollit si Dervarë, Zhilivodë, Reznik, Sallq, Kollë, Strovc etj. Në këto pika ka marrë pjesë në luftime bashkë me luftëtarët; Naser Kastrati, Hysni Halili, Sami Beqiri, Shevqet Cervadiku, Skender Shala, Sabri Halili, Emin Gjinovci,Hetem Hetemi, Bekim Hetemi, Sejdi Ferati, Hamdi Ferati e të tjerë.
Në Betejën e Polacit mori pjesë se bashku me vëllezërit: Hysniun e Sabriun dhe bashkëluftëtarët: Skender Shala, Emin Gjinovci, Sejdi Ferati, Ymer Koci, Jakup Koci, Adnan Koci, Ilaz Koci, Mustafe Koci, Gani Kabashi, Ferki Kabashi, Mehmet Kabashi Hysen Ngucati, Isuf Hoti e të tjerë. Nysret Halili iu doli në ndihme bashkëluftëtarëve në sulmet kundër rmikut po ashtu edhe ne bartjen e ushtarëve te plagosur nga radhët e UÇK-së.
Ka marrë pjesë në Betejën e Gradicës te lagjja e Bardiqve në prill të vitit 1999 Nusret Halili ishte pozicionuar përkrah komandantit Ilaz Kodra, i cili udhëhiqte Brigadën 114, Fehmi Lladrovci të Zonës Operative të Drenicës.
Për shkak se forcat e NATO-s më 29 prill të vitit 1999 kishin bombarduar forcat e policisë e ushtrisë serbe në Mihjen Sipërfaqësore te Feronikelit, serbët me qëllim të hakmarrjes kundër popullatës shqiptare e në radhë të parë kundër UÇK-së, kishin ndërmarrë një aksion ne shkallë të gjerë mbi fshatrat përreth Qyqavicës. Më 30 prill kishte filluar beteja në fshatin Shtuticë. Nysret Halili atë ditë ndodhej në pozicione në vendin e quajtur “Gurina”, por me urdhër të Zenun Kodrës, u tërhoq me një numër të popullatës civile në drejtim të Gllavicës, në afërsi të Aeroportit Bujqësor në Marinë.
Ai ishte në mesin e bashkëluftëtarëve: Zenun Kodra, Hysni Halili, Hetem Hetemi, Enver Kodra, Sami Beqiri ndërsa pas arritjes ne Gllavicë u bashkuan edhe Halit Musliu , Fitim Prokshi, Ismajl Prokshi. Ky njësit Arriti te shpëtoje shumë pjesëtarë të popullatës civile duke mos i lënë në duar e ushtrisë vrastare serbe. Atë ditë njësiti u përball me luftime ballë për ballë në luftë kundër forcave serbe. Nysreti ishte me vëllanë e tij, Hysniun kur ishte plagosur luftëtari Ushtari Sami Beqiri.
Në natën e n 30 prillit 1999 në mbrëmje ky njësit ishte mbledhur ne odën e Ilaz Kocit, veprimtar i hershëm i Lëvizjes, me qëllim për t’u konsultuar për veprimet e mëtejme.
Pas konsultimit, njësiti me mëngjesin e hershëm të 1 majit 1999 marshoi drejt Prekazit te Ulet ne lagjen Kodra, ku qëndruan deri 2 majit 1999.
Po atë ditë njësiti rrugëtoi drejt fshatit, Shtuticë. Me këmbënguljen e Nysretit, në orën 2 të natës luftëtarët ndalojnë te Bunkeri, afër shtëpisë së vet. Ai donte të shihte prindërit dhe të merrte informata se ku ndodheshin anëtarët e tjerë. Ngas babai, Ramadani dhe nënë Zoja merr vesh se në Zabelet e Verbocit ishte i plagosur ushtari, Avni Nura, të cilit Komandanti Ilaz Kodra me luftëtarët i kishin dhënë ndihmën e parë dhe ai ishte vendosur në vendin e quajtur. “Gurina”.
Bashkëluftëtarët më të ngushtë të dëshmorit Nystet Halili kanë qenë: vëllezërit, Hysni Halili, Sabri Halili, Komandanti ilaz Kodra, Zenun Kodra, Sami Beqiri (ish nxënës i tij ) Hetem Hetemi, Bekim Hetemi, Emin Gjinovci, Naser Kastrati, Shevqet Cervadiku, Skender Shala, Hajdin Kodra, Hasan Kodra, Sejdi Ferati, Hamdi Ferati, Halit Musliu, Halim Ibrahimi, Muje Ibrahimi e shume bashkëluftëtarë të tjerë.
Më 3 maj të vitit 1999 ka rënë dëshmor në fshatin e tij të lindjes, në Shtuticë. Atë ditë në betejë kanë marrë pjesë, vëllai i tij Hysni Halili, Halit Musliu, Sami Beqiri, Hetem Hetemi dhe Avni Nura i plagosur rëndë. Luftëtarët ndodheshin te Gurina ku forcat serbe kishin rrethuar vendin. Nusret Halili ishte i pari që hodhi bomba drejt forcave armike, pastaj u hap zjarre nga të gjitha armët që i dispononin deri te mitralozi me të cilin sulmonte luftëtari i lirisë Nusret Halili. Rreth orës 11.00 kishin pushtuar të shtënat. Po në ato çaste, ai kishte thithur për herë të fundit ajrin e vendlindjes të djegur nga lufta, me besim të plotë se Kosova do të çlirohej së shpejti. Në fushë të betejës ishin gjetur edhe trupa të vrarë të forcave armike.
Luftimet, nga bashkëluftëtarët e tij kishin zgjatur deri në mbrëmje.
Trupin e dëshmorit, bashkëluftëtarët e kishin varrosur fillimisht te vendi i quajtur, Gurina. Vëllai i tij luftëtar, shkruan të dhënat në një letër i mbyll në një shishe qelqi dhe i vendos brenda varrit. Trupi i tij është rivarrosur në varrezat e fshatit Shtuticë, më 17 nëntor të vitit 1999.
Gjatë luftës nga kjo familje janë martirizuar: xhaxhai i tij, Shaban Halili, djali i xhaxhait, kushëriri, Xhevat Halili, dhe gruaja e xhaxhait, Hata Halili.
Dëshmori Nustet Halili ka qenë i martuar me Shkurte Istogun-Halili dhe pa lënë pas pesë bij e bija: Teutën, Hanën, Remziun, Liridonën dhe Agronin.
Mësimdhënësi dëshmor, ishte i dashur për të gjithë, për prindërit familjen të afërmit, nxënësit, miqtë, sepse ishte edukuar në frymë njerëzore e kombëtare.
Në vendin e rënies, në Gurinë të fshatit Shtuticë, është ngritur lapidari në kujtim të veprës së tij, më 12 maj të vitit 2012.
Pas vdekjes është graduar nga Kuvendi Komunal i Drenasit, me Medalje të Artë të UÇK-së. Familja ka marrë mirënjohje nga shoqatat e luftës, nga MASHt-i, në qershor të vitit 2009, nga Kuvendi komunal i Skënderajt, nga Ministra e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes, Azem Syla dhe mirënjohje e nderime të tjera. Në Vitin 2005 është botuar një shkrim në Revista Doruntina me titull: “Me ditar para nxënësve, me pushkë para armikut”, nga Maxhun Smajli. Janë botur edhe shkrime të tjera në gazeta e medie të ndryshme.