(Kriminelët serbë të luftës po shprehim maninë e shkrimit të veprave)
Pasi kanë përfunduar karrierën e turpshme me kallash nën pallto e revole në rrip, kriminelët serbë janë zbuluar papritur në vetvete, edhe si shkrimtarë të papërmbajtshëm me stilolaps nën jastëk, duke shkruar përjetimet e tyre në burg dhe duke i botuar ato. Dikur ata kishin vrarë, gra, fëmijë, të moshuar dhe civilë të tjerë, ata tani ata tërë energji kanë filluar ta hedhin në letër edhe kujtimet e tyre. Prodhimi i tyre e ka bërë tashmë të konsiderueshme, kulturën serbe, duke e pasuruar me vëllime pafund të kujtimeve dhe ditarëve kryesisht prozë, në mënyrë që ne mund të flasim për fenomenin specifik të krijimtarisë së tyre.
Një skriboman i dënuar për krimet më të rënda të luftës është dhe, Vinko Pandureviq, i cili është paraqitur kohët e fundit për publikun me veprën e tij të fundit “Nëndetësja e Hagës”, vepër të përbërë nga shënimet, në formë ditari që i ka shkruar gjatë qëndrimit në burgun e Hagës. Pandureviq ishte komandant i Brigadës së Zvornikut, në kuadër të Korpusit Drina. Ai mori pjesë në sulmin mbi boshnjakët e pambrojtur në Srebrenicë dhe u dënua 13 vjet burg për ndihmë dhe inkurajim, vrasje masive dhe transferimin me forcë të civilëve.
Në promovimin e librit të Pandureviqit, i cili u mbajt në lokalet e Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, ka marrë pjesë në një tjetër kriminel lufte, që ka kryer dënimin e tij. Ai është Nikolla Shainoviq, i cili në Tribunalin e Hagës ishte dënuar 18 vjet burg për zhvendosjen e dhunshme, deportimin, vrasjen dhe përndjekjen e popullatës shqiptare nga Kosova, si dhe një nga pjesëmarrësit kyç në ndërmarrjen e përbashkët kriminale.
Kjo ishte një ngjarje kulturore, në të vërtetë një ngjarje kulturore të klasës të parë me pjesëmarrësit, të cilët do të përdoren nga gjeneratat e ardhshme për të shkruar dhe historinë e larë me gjak….( Fragment nga një shkrim i analistit, Tomislav Markoviq, botuar në Al-Xhazira)