Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: PARADOKSI KMDLNJ, ligj për individët!!!

Se turpi dhe politizimi kanë kapur çdo pore të shoqërisë kosovare, kjo nuk do mend. E këtij vargu po i paraprin edhe mekanizmi i Mbrojtjes së të Drejtave e Lirive të Njeriut në Kosovë, KMDLNJ.

Debatet e fundit të mbështetur me mjaftë pasion nga figura të KMDLNJ -së me gjoja vendosjen e ligjit për individ, për dhjetëra gra të mbuluara me perçe, që nuk kalojnë as numrin 50-të në gjithë Kosovën, flet hapur e mjaftueshëm se çka përfaqësojnë këta njerëz në Kosovë!. Paradoksi KMDLNJ, vazhdon me kundërthënie përballë misionit të tyre në Kosovë.

Figurat që udhëheqin këto dikaster, në këto njëzet vite në Kosovë ishin plotësisht të verbër e të politizuara ndaj 20.000 (njëzetmijë) femrat e dhunuara nga serbët gjatë luftës në Kosovë. Figurat udhëheqëse të këtij dikasteri poashtu ishin të verbër edhe për 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) përdorues të drogës në Kosovë, kryesisht të rinj dhe adoleshent dhe se asnjëherë nuk kërkuan ligje dhe debate publike mbi këto fenomene negative që po e shkatërron rinin e të ardhmen e vendit. Kjo heshtje e KMDLNJ –së vazhdon edhe për ngacmimet seksuale ku mbi 64% e grave që punojnë nëpër institucionet publike kanë deklaruar se janë ngacmuar seksualisht, raste të cilat edhe pas dy dekadave as edhe një rast nuk është dënuar nga organet e drejtësisë.

Numri i vrasjeve të përditshme me armë zjarri në Kosovë ka vetëm një përgjigje, ligji nuk funksionon për të gjithë njësoj. Sistemi i drejtësisë është i kompromentuar, ndërsa njerëzit që kanë përgjegjësi të ngrinin zërin për raste dhe sfidat shoqërore, ata janë në shërbim të agjendave partiake e politikave ditore, e assesi në frymën e mbrojtjes së të Drejtave e Lirive të Njeriut. Fatkeqësisht, as këtu nuk kërkohet ligje, debate, rishikim, rivlerësim e mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Figurat e KMDLNJ -së, heshtën edhe për shkeljen e të Drejtave e Lirive të Njeriut, në çdo konkurs pune të cilat ishin e vazhdojnë të janë të politizuara dhe se asnjëherë nuk kërkuan ligje apo debate mbi këtë fenomen, përkundrazi kjo heshtje vazhdoj deri në atë pikë të pajtimit e motivimit për ta njërën anë, ndërsa anën tjetër te merren me ligje për individ në Kosovë që nuk mund të përshkruash as me shifra të përqindjes si rezultat i numrit të vogël.

Vargu i problemeve e sfidave shoqërore është kolosal në Kosovë, e ky realitet është i tillë jo për faktin e suksesit të institucioneve përgjegjëse e mekanizmave si KMDLNJ, por është e tillë për faktin se pikërisht këta mekanizma tashmë kanë dështuar në Kosovë duke u marr me zbatime të agjendave partiake e klaneve politike, e assesi me misionin që iu takon.

Turpi, është fjalë që shkruhet dhe si e tillë tingëllon rënd, por për dikën edhe të hahet me bukë kjo konsiderohet një ‘desert’ për të pafytyrët.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …