Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se taksa është njëri nga vendimet më dinjitoze të shtetit të Kosovës, por ajo duhet të suspendohet për shkak se po kërkon presidenti amerikan, Donald Trump dhe jo Serbia e Presidenti Vucic. Veseli ka thënë se pas demarkacionit vendosja e taksës ishte një nga vendimet më dinjitoze, një vendim që morri ai për këtë, por sipas tij tani po përdoret për konsum të brendshëm. Taksa nuk duhet të hiqet, por të suspendohet për 120 ditë pas kërkesave të Amerikës. Ne nuk jemi ata që duhet të kundërshtojme Amerikën prandaj taksa nuk duhet të hiqet, ka saktësuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …