leoni

Ministri Lluka

Ministri Lluka thotë se gjendja në Telekom nuk është e mirë për shkak të rritjes së punëtorëve dhe shpenzimeve

Pas raportimit të Sindikatës së punëtorëve, Menaxhmentit dhe Bordit të Telekomit para Komisionit Parlamentar Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala të premten është paraqitur, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ai ka shtuar se gjendja në Telekom nuk është e mirë për shkak të rritjes së punëtorëve e shpenzimeve. Ai ka shtuar se në vazhdimësi kanë kërkuar raportim për gjenden në Telekom por raportimi është kryer gjithmonë për vitin që lëmë pas e ligji e parasheh raportimin çdo 3 muaj. Ndërsa i pyetur nga anëtarët e Komisionit për mos fillimin e zbatimit te kodit *383, Lluka ka thënë se duhet paguar 3 milionë euro. Ai ka ripërsëritur se Telekomi është buzë falimentimit.  Blerta Deliu ka pyetur për rastin e anëtarit të Bordit të Telekomit që ka punësuar katër fëmijët e tij. Ndërsa Lluka ka thënë se janë në pritje të një vendimi të Gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …