Edhe pse Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress ishin mediumet e para të lira në Kosovë, qysh prej vitit 1999, edhe pse ishin mediumet e vetme që informuan shqiptarët kudo, por edhe mbarë botën për dhunën e gjenocidin serb kundër popullatës shqiptare, por edhe për luftën e drejtë dhe të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Ditën e ashtuquajtur të Lirisë së shtypit, asnjëri nga krerët e Kosovës, të cilët mburren me të kaluarën e tyre në UÇK, nuk ka përmendur asnjë gazetar të luftës në Kosovë, madje as ata që ranë dëshmorë, apo që u martirizuan. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj krenohen për mediet e lira, sidomos ato që i financojnë dhe i kontrollojnë, në të cilat i kanë rehatuar dhe i kanë zënë me punë të vetët dhe akrabanë dhe që u thurin lavdi, por nuk duan të dinë se ka pasur medie në luftën e Kosovës, të cilat kanë dhënë lajme nën breshërinë e armës armike serbe, por që edhe sot janë pjesë vitale e informimit të drejtë e të paanshëm në vend.
U lumtë edhe për një anashkalim më tepër, Ramush Kadri dhe Hashim!