Nesër në Prishtinë dhe kudo në Kosovë me aktivitete të ndryshme përkujtimore e kulturore do të shënohet 8-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Përveç aktiviteteve zyrtare, të organizuara nga institucionet e vendit, po nesër në orën 14.00 pritet të mbahet një protestë e Opozitës së Bashkuar me kërkesë për dorëheqjen e Qeverisë, të cilën opozita e konsideron fajtore për shkeljen e Kushtetutës dhe krizën që ka shkaktuar në vend me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me Serbinë e Malin e zi, në dëm të interesave të vendit. Forcat opozitare kanë paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore por tejet masive. Me qëllim për të mos lejuar eskalimin e mundshëm të protestave, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat, ka burgosur shumë aktivistë e deputetë të opozitës dhe ka vendosur kamera për të hetuar çdo incident të mundshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …