Ambasadori amerikan, Philipp Kosnett thotë se SHBA përkrahë njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta

Ambasadori amerikan, Filip Kosnett është shprehur kundër emërimit të Sylejman Selimit ambasador i Kosovës në Tiranë

 Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar në lidhje me përfoljet se Sylejman Selimi do të emërohet ambasador në Shqipëri. Ai ka pyetur se cili është mesazhi që e jep Kosova, nëse emëron ambasador një të dënuar për krime lufte.“Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit ? Ne kundërshtojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori. Ai e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosje, AAK e Nisma. Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka saktësuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …