Shkolla “Ahmet Delia” kremton 12 – vjetorin e themelimit

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ahmet Delia” ka kremtuar 12 – vjetorin e themelimit të saj, në një manifestim në të cilin kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, drejtori për Arsim, Bekim Latifi, nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Në emër të kryetarit të Komunës Bekim Jashari, para të pranishmëve është paraqitur drejtori i Arsimit, i cili, duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për ditën e shkollës, ka thënë se arsimi mbetet prioritet në qeverisjen e kryetarit Jashari, duke shtuar se mbështetja e Komunës sa i përket ofrimit të kushteve sa më të mira në mësimnxënie dhe mësimdhënie, do të vazhdojë pa u ndalur. Nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit kanë përgatitur edhe një program artistik, me këngë e valle, ndërkaq në fund të manifestimit është shtruar edhe një koktej për të pranishmi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …