Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të vendoset në tavolinën e diskutimeve, vetëm pas njohjes së ndërsjellë, duke saktësuar se një ide e tillë, pas normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, nuk pengohet as nga konferenca e Helsinkit. Kosova fillimisht do të duhej të njihej dhe të normalizoheshin marrëdhëniet me Serbinë në kufijtë që është shpallur Pavarësia. Pas njohjes së ndërsjellë midis dy vendeve, nëse ka vullnet pastaj për t`u bërë ndonjë ndryshim edhe konferenca e Helsinkit nuk e pengon ndryshim e kufijve me marrëveshje paqësore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …