Kryeministri Haradinaj është takuar me delegacionin e komunave të Arbreshëve të Italisë. “Ne dëshirojmë të ju ndihmojmë dhe përkrahim sikurse në ruajtjen e gjuhës, traditave e zakoneve, por po ashtu duam që të ndërlidhim dhe shkëmbejmë në ekonomi, kulturë, e njëkohësiht edhe në ndjenja njerëzore të dashurisë”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij, në pritjen e organizuar nën patronatin e kryeministrit për delegacionin e komunave të Arbërshëve të Italisë.
Pasi falënderoi të pranishmit, kryeministri Haradinaj tha se beson shumë se lidhja jonë me arbëreshët nuk është vetëm lidhje e gjakut mes shqiptarëve, por kjo ëstë një lidhje edhe e shqiptarëve në Itali. “Pra kur lidhemi ne me ju arbërëshet, me kombin, me shqiptarët kudo që jemi, atëherë e kemi lidh edhe më shumë Italinë më shqiptarët dhe besoj shumë se institucionet e Italisë jo vetëm që do ta përkrahin këtë lidhjen tonë, të njerëzve të gjakut, heronjtë që ekzistojnë të shqiptarët që në qindra vjet kanë ruajtur traditën dhe vlerat e veta dhe i qëndruan përkrah heroit tonë Gjergj Kastriotit por edhe të atyre që e kanë ruajtur kujtesën, dinjitetin dhe atyre që edhe sot na nderojnë me vlerat kulturore” shtoi kryeministri Haradinaj.