leoni

Zbulohet shtatorja e dëshmorit Artim Jashari

Në Mitrovicë është bërë zbulimi i shtatores së dëshmorit Artim Jashari, në 21 vjetorin e rënies heroike të tij. Në manifestimin e organizuar me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se lufta e lavdishme e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, rreth së cilës ishte bashkuar i gjithë populli shqiptar, pa dyshim se ka sjell vuajtje dhe dhembje të mëdha. Por, liria nuk do të ishte e garantuar pa atë luftë, pa sakrificën sublime të popullit tonë, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pa trimërinë e heronjve tanë. Artim Jashari ishte njëri ndër ta. Shpirti i tij liridashës dallohej që në moshën e re, në demonstratat e 89-s. Ishte njëri ndër organizatorët e demonstratave që organizoheshin në të gjitha shkollat e mesme të komunës së Mitrovicës. Edhe në ngjarjen e helmimit të nxënësve, Artimi ishte angazhuar duke mbledhur qumësht për t’u dërguar në spital nxënësve të helmuar. Artimi ka një histori të bujshme të dashurisë dhe përkushtimit ndaj atdheut, ka theksuar kryetari Jashari, duke shtuar se ishte rastësi apo e qëllimtë që për mësues ta kishte ideologun Hamëz Jashari, gjatë viteve 1995-1996, kur u angazhua në Rininë Republikane të Kosovës. Artim Jashari nuk pushonte se vepruari në shërbim të atdheut, deri në idealin e tij jetësor. Sot e kësaj dite i kemi të freskëta kujtimet nga ngjarja e 6 majit të vitit 1998. Para se të bie në altarin e lirisë, vetura e policisë serbe ishte bërë shoshë nga krismat e automatikut të tij, ndërkaq gjaku i lirisë kishte skuqur asfaltin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …