Miratimi i një projekt-rezolute lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë gati pas 20 vjetëve, po komentohet si nismë e partive për interesa politike. Edhe pse të gjitha subjektet u bashkuan rreth këtij qëllimi, një proces i tillë po konsiderohet i vonshëm dhe pa ndonjë pasojë juridike. Nismën e kryetari të PDK-së, Kadri Veseli, e ka cilësuar të vonuar edhe nënkryetari i kësaj partie, Arsim Bajrami. Edhe pse thotë se kjo nismë është e ligjshme dhe normale ky proces do të mund kishte përfunduar shumë më herët, sepse tani po bëhen 20 vjet që kur janë bërë këto krime, dhe nuk është dashur të pritet kaq shumë. Unë shpresoj që iniciativa që është duke u diskutuar në Institucionet e Kosovës, sidomos rezoluta që po pritet të finalizohet nga Kuvendi i Kosovës të rezultojë me një vendosmëri të sistemit gjyqësor të Kosovës, në rend të parë të organeve të Prokurorisë që të hapin rastet e krimeve të luftës, ndaj kryesve të këtyre krimeve qoftë edhe në mungesë, të shqiptojnë dënimet dhe ta kryejnë detyrën e tyre”, ka saktësuar, profesor, Arsim Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …