Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ishinger, ka thënë se pa e njohur Kosovën, Serbia nuk duhet të pranohet në Bashkimin Evropian dhe kjo pas Samitit të Berlinit tashmë është bërë e qartë se s’duhet të ketë diskutime për ndarje territoresh në vija etnike. Ishinger ka thënë se Kosova duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe të fitojë menjëherë liberalizimin e vizave. Tani të gjithë e dinë pak më mirë se çka nuk është e dëshirueshme, por si të vazhdohet tutje? Serbia, duke njohur Kosovë fiton Rrugë të përshpejtuar për anëtarësim në BE? Por është e qartë – pa njohje – s’ka anëtarësim! Dhe Kosova do të duhej të ndalë taksën dhe të fitojë lëvizjen pa viza, menjëherë!” ka shkruar ai eksperti gjerman për Ballkanin Ishinger.
