Nënshkruhet marrëveshja për aftësim profesional të të rinjve me sindromën down

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqata “Down Syndrome Kosova” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të aftësimit profesional të të rinjve me sindromën down, në kuadër të implementimit të projektit “Promovimi i Aftësive për Punësim të Personave me Sindromë Down në Kosovë”. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri. Ministri Reçica tha se MPMS në vazhdimësi është e përkushtuar në ofrimin e mundësive për punësim dhe aftësim profesional për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara. Drejtoresha Beqiri shprehi falënderimet për mbështetjen që MPMS po i jep të rinjve të shoqatës në mënyrë që të kenë qasje në aftësim profesional duke theksuar se aftësimi profesional i të rinjve me sindromën down është shumë i rëndësishëm. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mes të MPMS-së dhe “Down Syndrome Kosova”, 56 të rinj me sindromën down do të kenë mundësinë të ndjekin trajnim 3 mujor në fushën e aftësimit profesional, në Qendrat e Aftësimit Profesional në Ferizaj, Gjilan, Gjakovë e Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …