KF “UV Malisheva” ka siguruar kalimin në Ligën e parë të Kosovës në futboll

Klubi i Futbollit “UV Malisheva”, tri xhiro para përfundimit të kampionatit, e ka siguruar kalimin nga Liga e dytë në Ligën e parë, falë fitores me rezultat 3:1 ndaj KF “Vëllazëria” nga Zhuri, duke e siguruar edhe matematikisht vendin e parë në Ligën e dytë A. Ky është suksesi më i madh i ekipit të futbollit të madh për meshkuj dhe kjo është arritur falë angazhimit maksimal të të gjithë lojtarëve, stafit menaxhues të klubit, tifozëve dhe përkrahjes maksimale të komunës së Malishevës. Po ashtu, është përshëndetur nga futbolli edhe lojtari i KF “UV Malisheva”, Nikollë Dushi, i cili i ka dhënë shumë ekipit. Për kontributin e dhënë në ekipin e futbollit, Komuna e Malishevës, përkatësisht Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, e ka nderuar me mirënjohje. Edhe kryesia e klubit, gjithashtu e ka falënderuar me mirënjohje, top golashënuesin dhe lojtarin më të mirë të ekipit, Nikollë Dushi. Pas fitores dhe kalimit në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll, ekipin e qytetit, e kanë uruar Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, ish drejtoresha e DKRS-së, tani shefe e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi, si dhe të gjithë tifozët dhe sportdashësit malishevas.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …