Qytetarë të Republikës së Kosovës, Urime Festa e Pavarësisë, e Sovranitetit dhe e Demokracisë!
Populli ynë, luftoi e priti më shekuj çlirimin e tij nga pushtuesit e shumtë e të egër. Ishte Lufta Çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin,e udhëhequr nga SHP që në qershorin e vitit 1999, i dha kuptim jetës dhe Lirisë sonë.
I kaluam gati nëntë vite në Lirinë e fituar edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, derisa e arritëm te 17 shkurti i vitit 2008, Kur në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit tonë e shpallën Kosovën: Shtet të Pavarur, Sovran e Demokratik.
Shpresa ishte e Madhe për një Kthesë të Re të madhe.
Padija e qeveritarëve tanë, pandjesia e pa dashuria e tyre ,sidomos nga fillimi i legjislaturës së katër filloi rrënimi i sovranitetit të shtetit, nga ata që duhej të mbronin shtetin.
17 shkurti i vitit 2008, edhe pse ishte kohë e ftoftë, shqiptarët nga të gjitha anët e gjeografisë shqiptare, e kishin drejtim Prishtinën. Populli festonte fillimin e ri! Populli kishte besim e shpresa të mëdha!
Është hera e dytë, pas 17 shkurtit 2015, që qytetarët e kanë humbur ndjesinë dhe përgjegjësinë për të Festuar për Shtetin e Pavarur, Sovran e Demokratik!
Ky tetë vjetor i Pavarësisë se shtetit, duhet të Festohet duke Protestuar për rikthimin e sovranitetit të humbur në bisedimet e Brukselit.
Qytetarë të Kosovës, sot është Dita për të Festuar e Protestuar!
Urime Festa e Pavarësisë dhe e Sovranitetit!