Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në takim nga kryetari Shqipërisë, Ilir Meta, para fillimit të Samitit të Brdo-Brijunit. Thaçi ka falënderuar Metën, për organizimin e këtij Samiti, i cili mbledhë të gjithë liderët e rajonit, për të diskutuar për të ardhmen evropiane dhe për të nxitur komunikimin për fqinjësi të mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimorë. Ai ka theksuar se ky samit është një mundësi e radhës për të diskutuar për marrëdhëniet fqinjësore dhe integrimet euro-atlantike. Pas Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duhet të shfrytëzojmë momentin për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në rajon. Kryetari Thaçi gjatë ditës ka takuar edhe përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …