Ministri Shala priti në takim ambasadorin O’Connell, flasin për përkrahjen ekonomike të Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vlerësuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës, gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e këtij shteti Ruairi O’Connell. Ministri Shala tha se Mbretëria e Bashkuar ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se mbështetja e këtij shteti është shumë e nevojshme. Ministri e njoftoi ambasadorin për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dikasteret që mbulon dhe punën që është duke u bërë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor. Po ashtu, ministri Shala shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, në veçanti në fushën e investimeve. Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, tregoi gatishmëri të shtetit që përfaqëson për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në reformat e vazhdueshme ne fushën ekonomike dhe po ashtu për të ofruar ekspertizë për të luftuar korrupsionin dhe fenomene negative të tjera në fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …