Në kujtim të Ditës së Evropës, Demokracia Studentore organizon ekspozitë ku prezantohet gjenocidi serb i kryer mbi popullatën civile në Kosovë. Siç njofton kjo organizatë studentore se për ta kundërshtuar izolimin e Kosovës që padrejtësisht po mbahet e izoluar nga BE, do ta organizoj një ekspozitë të gjenocidit dhe spastrimit etnik që e ka kryer Serbia mbi popullin civil në Kosovë. Ekspozita do të mbahet përball Kishës Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, pasi që ky objekt simbolizon dhunën dhe krimet që i ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …