Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në takimin për procesin Brdo Brijun, ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë dhe marrëveshja finale Kosovë-Serbi nuk do të nxjerrë një Republika Srpska në Kosovë. “Pavarësisht ideve të ndryshme që mund të qarkullojnë poshtë e lartë, edhe prej diplomatëve të ndryshëm, në Kosovë do të jetë tërësisht e papranueshme themelimi i ndonjë asociacioni me mandat ekzekutiv që do të mund të ngjante me një Republikë Serbe, apo të ndonjë modeli gjermano-gjerman, sepse nuk mund të shkohet me ndonjë model të tillë mes Kosovës dhe Serbisë, sepse një model i tillë do të mund të shkonte vetëm në rrethana të tjera, apo të një ideje që ju e keni dëgjuar në mediume të ndryshme edhe tuajat, të ndonjë sovraniteti të dyfishtë, në marrëveshje të tillë mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë si vende të pavarura dhe sovrane. Ne mbesim me shpresë që ky proces të jetë i pakushtëzuar dhe ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe angazhimin dhe lehtësimin e këtyre përkushtimeve që të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi”, ka deklaruar mes tjerash Kryetari Thaçi në fjalën e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …