BE i kërkon Kosovës t’i dëshmojë përpjekje në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë për ta fituar liberalizimin

Kosova shënon Ditën e Evropës, ani pse ende vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave

Kosova sot po shënon Ditën e Evropës, ani pse ende vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Sot kur po shënohet kjo ditë, shefja e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Nataliya Apostolova nuk ka dhënë një datë se kur mund të ndodh liberalizimi, derisa ka thënë se një ditë do të ndodh dhe kjo sipas saj është me rëndësi dhe jo viti konkret sepse mund të shtyhet derisa të mos arrihet një marrëveshje me  Serbinë. Pavarësisht sa e duam shqiptarët Evropën, BE-ja ka planet dhe veta në këtë drejtim. E rezervuar në dhënien e afateve se kur mund të udhëtojnë  shqiptarët e Kosovës pa viza ka qenë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e cila nga viti në vit ka premtuar liberalizmin ashtu si të gjithë autoritetet e vendit, të cilët edhe sot festojnë e urojnë Evropën për ditën e saj, pra ditën e ngadhënjimit mbi fashizmin, kur kishte kapitulluar Gjermania e Hitlerit dhe kishte shënuar fitorën vendimtare koalicionin botëror antifashist.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …