AI: Serbia po përdor demonstrim ushtarak të forcës në rrethana të acarimit të raporteve me Kosovën,

AP: Serbia po përdor demonstrim ushtarak të forcës në rrethana të acarimit të raporteve me Kosovën

Agjencia amerikane e lajmeve, AP raporton se Serbia po mban paradë ushtarake në Nish, me të cilën e shënon Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Por, kjo agjenci vlerëson se bëhet fjalë për demonstrim të forcës në rrethana të acarimit të raporteve me Kosovën, raporton B92.  Në paradën e sotshme në Nish kanë marrë pjesë 4 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, 300 automjete dhe 40 fluturake, përfshirë edhe dy helikopterë luftarakë me ekipazhe ruse, në ç’mënyrë, ajo ka demonstruar edhe aleancën më të madhe politike e ushtarake me Moskën. Tensionet janë rritur në rajon “pasi Serbia dhe Kosova po akuzojnë njëra tjetrën për minim të përpjekjeve për pajtim pas luftës nga vitet 1998-1999, të cilën e përmbylli ndërhyrja e NATO-s, duke e detyruar Serbinë ta nënshkruajë kapitullimin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …