Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pika kufitare në Morinë i ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Ky kufi është vendosur jashtë vullnetit të dy vendeve, prandaj duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë këto gërmadha kufitare, në këtë pjesë të atdheut. Thaçi ka deklaruar se institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime pa humbur kohë. “Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë ka nënvizuar kryetari Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …