leoni

Kyle Scott: Është turp për Serbinë që një kriminel lufte i dënuar si Vlladimir Llazareviq ta drejtojë paradëm ushtarake

Kyle Scott: Është turp për Serbinë që një kriminel lufte i dënuar si Vlladimir Llazareviq ta drejtojë paradëm ushtarake

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott e ka cilësuar turp për Serbinë pasi gjenerali serb i dënuar për krime lufte, Vlladimir Llazareviq, në Ditën e Evropës në Nish e udhëhoqi paradën ushtarake.  “Është turp që një kriminel lufte i dënuar, të marshojë para atyre të cilët po përpiqen t’i nderojnë aleatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës, Vlerat e Evropës”, ka shkruar Scott. Llazareviq, cili ishte ish komandant i korpusit të Prishtinë dhe i Armatës së Tretë gjatë luftës në Kosovë, është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë me 14 vjet burg. Ai u lirua në dhjetor 2015 me kusht, pasi i kaloi më shumë se 10 vjet në burgun e Sheveningenit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …