Për nder të 21 vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit, Agron Rrahmani, më 12 maj 2019 ditë e diele, në orën 12:00, në fshatin Ballofc të Besianës, bëhen homazhe në nderim të figurës së heroit Agron Rrahmani. Ai ka rënë heroikisht gjatë luftimeve të zhvilluara kundër policisë serbe në mëngjesin e 12 majit të vitit 1998 në Lagjen e Muhagjerëve në Prishtinë.
