Sot në Katund të Ri të Pejës, janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e këtij fshati të rënë për liri

Sot në Katund të Ri të Pejës, janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e këtij fshati të rënë për liri

Sot në fshatin Katund i Ri të Pejës, janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët, duke vënë kurora lulesh pranë varrezave të tyre. Për të bërë homazhe ka qenë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, i cili ka thënë se liria do të ekzistoi aq sa do të ekzistoi kujtimi dhe nderimi për ata që e sollën lirinë. “Çdo lokalitet në Kosovë e ka historinë dhe kontributin e vet për liri të Kosovës. Katundi i ri dha shumë Dëshmorë e Martir të cilët u vunë në themel të kësaj lirie. Sot në nderim dhe kujtim të Dëshmorëve dhe Martirëve në Katund të Ri. Liria do të egzistoj aq sa do të egzistoj kujtimi dhe nderimi për ata që e sollën lirin. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve dhe Martirëve të Katundit te Ri”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …