Dhjetëra mijëra protestues, me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, po ashtu edhe me flamuj shtetërorë të Kosovës janë ndaluar në Sheshin Skënderbeu në qendër të Prishtinës, për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i cili po u prin protestave që sapo kanë filluar ka thënë se sot ka filluar pranvera në Kosovës sot është fillimi i fundit i Qeverisë Thaçi-Mustafa. “Sot më 17 shkurt kur shënojmë 8 vjetorin e pavarësisë që duhet ta mbushim me sovranitet e zhvillim për shkak se me këtë qeveri kemi parë vetëm zhgënjime dhe dështime”, ka thënë Kurti. Edhe Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Vizar Ymeri i Vetëvendosjes kane thënë para gazetarëve se sot është dita e fundit e Qeverisjes së Isa Mustafës. Protestuesit kohë pas kohe po brohorasin parulla kundër Qeverisë, kundër Zajednicës dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …