leoni

Kryetari, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kongresistin amerikan Ed Case dhe ambasadorin Kosnett

Kryetari, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kongresistin amerikan Ed Case dhe ambasadorin Kosnett

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kongresistin amerikan Ed Case, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Presidenti Thaçi dhe kongresisti amerikan Ed Case biseduan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për kontributin e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe për situatën politike në rajonin tonë.  Kongresisti Case afirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur i Kosovës dhe se krenohet me shërbimet që anëtarët e Gardës Kombëtare të Hawait i ofrojnë KFOR-it.

“Ushtarët amerikanë janë heronjtë tanë. Ata janë duke e bërë një punë të mrekullueshme në Kosovë dhe e gëzojnë respektin e të gjitha komuniteteve. Ushtarët amerikanë janë shpresë dhe besim për ne!”, u shpreh presidenti Thaçi. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku kongresisti Case nxiti vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të forconte paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

Thaçi rikonfirmoi  se letrat e presidentit Trump janë udhërrëfyes për Kosovën në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. “Dialogu është alternativa e vetme dhe sa më shumë që vonohet rifillimi i tij, aq më shumë do të zgjasin proceset integruese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …