Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për protestën e opozitës duke shprehur edhe trishtimin që ngjalli te ai kjo protestë. Ai thotë se Shqipërisë po i bëhet dëm i madh. “Çfarë trishtimi kur një lider opozite me zë të ikur i thotë qeverisë, “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që atyre që shkojnë pas kësaj politike qorre, t’iu hapen sytë nga zjarri, i cili sipas tij nuk ka çka i bën Qeverisë, por dëmin po ia sjellë po Shqipërisë ka shkruar Rama në një postim të tij. Qëndrimi gjithnjë e më arrogant dhe i papërgjegjshëm i Edi Ramës po e nxit edhe më shumë opozitën në rrugë drejt shkatërrimit të vendit. Ai nuk ka forcë as vizion të ballafaqohet me një opozitë të tillë virulente, e cila hapur kritikohet nga “miqtë” e Shqipërisë në Perëndim, por mezi presin që e djathta e Sali Berishës të rikthehet në pushtet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …