Sot është një ditë e shenjtë e popullit të Kosovës, ka thënë fillimisht deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në fillim të fjalimeve që po mbahen para protestuesve të tubuar te Sheshi “Skënderbeu”. Ai foli për kërcënimin e ardhmërisë së vendit nga nënshkrimi i marrëveshjeve të krerëve të Kosovës me Serbinë e Malin e Zi, nga politikanët e korruptuar dhe të kompromentuar. Zajednica është thikë në zemër të Kosovës. Çfarë t’i themi Adem Jasharit, vëllezërve Haradinaj e Zahir Pajazitit sot kur Qeveria Mustafa Thaçi ka degraduar pavarësinë e Kosovës dhe kanë shkelur 23 nene të Kushtetutës së saj ka thënë mes tjerash, deputeti Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …