Nesër në Skenderaj mbahet Akademi për Tahir dhe Nebih Meha, Malush Ahmeti dhe 31 dëshmorë të tjerë të muajit maj

So në Skenderaj mbahet Akademi për Tahir dhe Nebih Mehën, Malush Ahmetin dhe 31 dëshmorë të tjerë

Me 13 maj 2019 në 20 vjetorin e rënies heroike të komandantit, Malush Ahmeti në Skenderaj mbahet Akademi përkujtimore. Ai ka rënë dëshmorë tri ditë pas zhvillimit të betejës së 12 majit 1999 ku pjesëtaret heroikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i shkaktuan humbje të madhe forcave serbe në fshatin Rezallë. Rënia e tij ka qenë humbje e madhe bashkëluftëtaret pasi që ai ka qenë udhërrëfyes e strateg i shquar. Akademia mbahet në orën 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. Në këtë Akademi do të përkujtohen edhe heronjtë e kombit,  Tahir Meha  e Nebih Meha të rënë heroikisht 38 vite me parë në luftë kunder  forcave policore serbe si dhe dëshmorët dhe martirët e tjerë të renë gjatë muajit maj te vitit 1999 në luftën e lavdishme të UÇK-së në komunën e Skenderajt.

.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …