Shkrimtarët përjetsojnë kohën e historinë
Janë meteorë , guximtarët më të mëdhenj ,
Që mposhtin injorancën e fanatizmin
Por edhe indiferencën, heshtjen dhe frikën !
U japin njerëzve ushqimin,
Dhe dashurinë për natyrën e jetën.
Pa letërsinë dhe pa leximin e shkruesve
Bota do të mbetej në terr;
Pa penën e shkrimtarëve dhe të dijetarëve ,
Përvoja, dituria e shkenca,
Dhe zhvillimi do të ishin në prapambetje.
Pena e shkrimtarëvë është që kur lindi shkrimi
Ajo ruan kujtesën njerzore nga harresa,
Pena e shkrimtarëve i bën ata ,
Poetë, dijetarë dhe filozofë.
Pena e shkruesve mendimtarë , çprangos lirinë,
Shpengon arsyen dhe liron guximin intelektual,
Ajo u mundëson njerëzve që lexojnë
Ta njohin diversitetin duke e përjetuar në të gjithë botën!
Durrës, 11 Maj 2019