Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë, Enver Hoxhaj, zv. Kryetar i PDK-së, Hajredin Kuçi, Kryetar i Komisionit Qendror për zgjedhje të brendshme, Memli Krasniqi, shef i Grupit parlamentar të PDK-së, Sekretari organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, Elmi Reçica, Blerand Stavileci, ministra dhe drejtues të lartë të partisë. Në proces zgjedhor, ku morën pjesë 389 delegatë, me vota të fshehta, me shumicë absolute, kryetar i Degës së PDK-së, në Prishtinë u zgjodh, Uran Ismaili. Po ashtu u zgjedhën Këshilli Drejtues i Degës prej 71 anëtarëve dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së. Në këtë Kuvend zgjedhor, i pari e mori fjalën ish kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, i cili ka adresuar kritika të ashpra kundrejt kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti i cili sipas tij po e mbanë peng zhvillimin e kryeqytetit. Ai tha se nën qeverisjen e Ahmetit, Prishtina po bënë vetëm hapa mbrapa.
Kontrolloni gjithashtu
Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re
Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …