Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Për një angazhim serioz kundër lojërave të Dik Martit dhe padi kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë

Lexova se Dik Marty, po na sjellka “fakte të reja”, rreth “krimeve të luftës”, të “bëra nga UÇK-ja”. Këto veprime, nuk janë të reja. Janë aranzhime dhe koordinime, mirë te organizuara dhe ne kombinim me spektrin politik të kuzhinave serbo-ruse kundër Pavarësisë  dhe Shtetit të Kosovës.

Është ironike të mendosh e lëre më të besosh që UÇK-ja të ketë bërë krime të këtilla, të pretenduara të Martit, në Raportin e tij drejtuar Asamblesë Parlamentare të KE-së. Ky raport u shndërrua në bazë orientuese mbi të cilën u ngrit edhe Gjykata Speciale në Kosovë, tani me seli në HAGË për këto “Krime”.

Para këtij Raporti, në Tribunalin e Hagës, pati gjykime e rigjykime, nga v.2002-2013 kundër krerëve të UÇK-së, mbi pretendimet e ngritura, kryesisht të nxitura, nga shërbimi sekret serb, UDB-a dhe KOSI. Po të kishim vepruar si shoqëri e shtet në ngritje të akuzës kundër krimeve serbe, as Serbia e as Marti nuk do të merreshin me “lojëra” të tilla!

Këto gjykime përfunduan, kryesisht, me lirimin e ushtarakëve të UÇK-së, si të pafajshëm.

Dua të theksoj, se në procesin e gjykimit “Rasti Limaj dhe të tjerët”, gjatë sigurimit të provave për mbrojtje të akuzuareve, u siguruan shumë dëshmi, fakte, analiza e materiale të shumta mbi krimet Serbe në Kosovë. Madje u siguruan fakte për planifikimin e krimeve nga elita politike serbe, në krye me Sllobodan Millosheviqin; fakte për zinxhirin komandues urdhërdhënës dhe zbatues të krimeve serbe në Kosovë. Këto dëshmi e inkurajuan dhe e shtyn avokatin nga Mbretëria e Bashkuar, të ekipit së z.Musliu; z.M.Topoolski dhe A.Powell`s, që të nisin procesin kundër Serbisë, për krimet e kryera në Kosovë, që procesi të kthehej, nga një proces “Mbrojtës” në një “Proces Akuzues”, kundër estabilishmentit ushtarak, politik e shtetëror serb

Për një gjë të tillë, duheshin punë shtesë, ekipe të forta plotesuese punë dhe pëlqime e mbështetje nga klasa aktuale udhëheqëse në Kosovë.

Por, ky mesazh, natyrisht i biseduar me përgjegjësit, e asaj kohe në Kosovë, nuk u përfill fare. “Mendohej, se është një rast, ky, i papërfillshëm i këtij procesi”.

Mjerisht ne që merreshim me mbrojtje, gjatë këtij procesi, në heshtje ishim të bojkotuar nga disa figura udhëheqëse, të pambështetur dhe pa përkrahje.

Familjaret as që patën ndonjë ndihmesë shtetërore për përballje me këtë proces, ku ndodheshin të vetmuar në mbrojtje, me disa përjashtime!

Tani, na vjen Dik Marti.!

Atëherë u tha, nga ish, Kryeministri Thaçi, se “do të ngriti padi kundër shpifjeve të Dik Marty-it”. Pastaj u organizua, një Tryezë Anti Dik Mart ne Reçak të Shtimes. Madje u organizua edhe një Konference Shkencore Anti Dik Mart, nga Kolegji Iliria në Prishtinë.

Sintagmat të dëgjuara si shpesh nga goja e politikanëve; se ishim të “penguar nga UNMIK-u”, ishim të “penguar nga EULEX-si”, ishim të “penguar nga ai apo ajo”, janë tepër, bajate dhe nuk kanë seriozitet, sepse as që u morëm, si  shoqëri si shtet e si “elita udhëheqëse”, seriozisht me ngritjen e padisë kundër Serbisë, për krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë. Sigurisht se do të gjendej shteti mik, që do të avokonte padinë e Kosovës, kundër Serbisë.

Kjo do të duhej të ishte detyra e parë e secilit politikan, që ngjitej në karrierë politike për udhëheqjen e vendit. Mjerisht kjo nuk ndodhi në asnjë periudhë deri më tani, dhe sheshazi dolen në pah figurat politike të cilat u veshen me vota sa për të “sunduar mbi qytetarët e vendit” e jo për udhëheqje të mirëfilltë e të drejtë, në ndeërtimin e shtetit!

Tani, duket tepër e vonë një iniciativë e Kuvendit të Kosovës për ngritjen e një tribunali për krimet serbe në Kosovë. Kur i shikon paraqitjet e tyre publike, për këtë iniciativ, të duket se janë në fushata politike për kërkim të votave, janë  pa sens profesional e pjekuri politike.

Pyesim se, a kanë sy e vesh, këta politikan e përfaqësues politik, sa e sa herë ishin këto mundësi?, në rastet kur paditeshin ushtarakët e UÇK-së?, në rastin kur Kuvendi i Kosovës e riamandamentoi Kushtetutën, për t`i bërë vend Gjykatës Speciale për gjykimet e pretenduara të Dik Mart-it? etj., etj

Edhe sot e kësaj dite, kryesisht, kemi në dorë veprimet e shoqatave dhe individëve të “devotshëm” që punuan në zbardhjen, e krimeve mbi popullin e pafajshëm të Kosovës, me ndonjë përjashtim, aty – këtu të ndonjë komune

Tash së voni e kemi edhe rrënimin-degradimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, i cili që nga 2011, asnjëherë  nuk pati mundësi konsolidimi dhe organizimi, për fajin e politikës.

Kjo klasë politike mund të krenohet, mjerisht për humbjen e shpresës dhe besimit të masave popullore, në institucionet shtetërore. Por, jo edhe për veprime, tepër legjitime, kundër krimeve serbe në Kosovë.

Shpresojmë për ditë më të mira, me njerëz e kuadro që, “përgjegjësinë e marrin edhe si llogaridhënie”, e jo poste e përgjegjësi sa për “kënaqje personale”, në dëm të ardhmërisë së gjeneratave tona, që vijnë pas nesh.

Andaj seriozisht të punojmë kundër “lojërave të porositura” te Dik Mart-it dhe ngritjen e padisë, kundër Serbisë, për gjenocid dhe krimet e kryera në Kosovë, e munguar qe dy dekada.

 Shpresojmë për ditë më të mira për vendin…!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …