Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në

Rama: Shqiptarët janë vëllezër që jetojnë në dy vende të ndryshme, por duhet të bashkohen

Në një intervistë për një televizion të Serbisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se e sheh bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si pjesë të rrugës për në Bashkimin Evropian. Nuk dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë. Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë. “Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë. Rama tha se ai kurrë nuk fol për të ashtuquajturën Shqipëri e madhe dhe se është termi i hartuar për t’u përdorur kundër shqiptarëve. Ai tha se besonte se serbët dhe shqiptarët mund të bënin për Ballkanin çfarë bëri Franca dhe Gjermania për Evropën. Në një pjesë të intervistës, ai foli edhe për simbolin e shqiponjës me dy koka, duke thënë se kjo nuk do të thotë asgjë të keqe për të tjerët dhe se është një simbol i njohjes së shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …