Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se është duke vazhduar realizimi i projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe parkingjeve. Këto ditë ka përfunduar edhe vendosja e vijave në të bardha në fshatin Berishë, pasi ka qenë e domosdoshme për shkak të mjegullave të dendura në këtë pjesë.
“Kemi shenjëzuar edhe parkingjet në qytet dhe në oborret e institucioneve në qytetin e Malishevës, ku janë vendosur shenjat e parkimit të veturave për personat me aftësi të veçanta, me qëllim që të ju lehtësohet parkimi i veturave apo që i bartin personat me nevoja të veçanta”, ka thënë drejtori Morina.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se edhe në fshatin Berishë, është bërë shenjëzimi i rrugës, pasi në këtë zonë ka mjegulla të dendura dhe qarkimi i veturave është i vështirësuar, dhe për këtë qëllim është vendosur edhe vija e bardhë, e cila reflekton edhe në mjegull. Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e banorëve, të cilët kanë problem në qarkullim kur ka mjegull.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …