Katër ambasadat kryesore në Tiranë, ajo e Amerikës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë kanë reaguar lidhur me protestat e dhunshme të opozitës, duke bërë thirrje për tubim paqësor. Edhe pse përmes 4 deklaratave të ndryshme, mesazhi i 4 ambasadave është i njëjtë, në të theksohet se e drejta për të protestuar është një përbërës thelbësor i një demokracie të shëndetshme, por protestat duhet të jenë paqësore. Në reagim dënohet dhuna që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit që plagosi si policinë dhe protestuesit dhe shkaktoi dëme në pronë. Gjithashtu u kërkohet liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë janë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin. Më tej në reagimin e ambasadave dënohet kërcënimi i ambasadorit të OSBE-se. Në përfundim ambasadat e SHBA-së Italisë, Britanisë dhe Gjermanisë bëjnë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën bllokimi i tanishëm mund të zgjidhet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …