leoni

Ymeri: Kjo protestë është manifestim qytetar, manifestim për drejtësi

I pari i Vetëvendosje, Visar Ymeri,  në fjalimin para protestuesve, sot në Prishtinë ka kërkuar dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, ndërsa ka shtuar se alternativa e duhur për qeverisjen e Kosovës  janë subjektet opozitare. Ne i themi jo kësaj qeverie, ne jemi alternative për bashkim dhe liri, Ne jemi alternativa për barazim dhe demokraci. Shtetin nuk e bëjnë dhe nuk do të mund ta bëjnë hajnat dhe kriminelët.  Kjo protestë e sotme është një manifestim qytetar, manifestim për drejtësi. Vullneti i qytetarëve ishte në shesh dhe vullneti i tyre vendosej aty. Prapë sot jemi në shesh, në sheshin e republikës. Sot këtu kemi dalë që ta bashkojmë Kosovën, Republikën e qytetarëve do ta bëjmë me institucione të qytetarëve, por së pari nga këto institucione duhet t’i heqim krerët e pozitës  sepse Kosova e meriton sovranitetin”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …