Ambasadori i Britanisë dhe ministri i Arsimit vizitojnë shkollën fillore, “Faik Konica”, në Prishtinë

Ambasadori i Britanisë dhe ministri i Arsimit vizitojnë shkollën fillore, “Faik Konica”, në Prishtinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’ Connell dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi vizitojnë shkollën fillore, “Faik Konica”. Kjo vizitë bëhet në kuadër të projektit të British Council “Shkollat e Shek. 21” i cili është një projekt ambicioz i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar  në fushën e arsimit, me qëllimin e rritjes së perspektivës në punësim duke i pajisur nxënësit me shkathtësi koduese duke përdorur pajisjen ‘microbit’, dhe përmirësimin e praktikave në klasë, dhe duke i trajnuar mësimdhënësit e të gjitha shkollave fillore në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve. Në Kosovë ky projekt implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, kurse shkolla fillore, “Faik Konica” ka qenë njëra nga shkollat pjesëmarrëse në fazën e parë pilot të këtij projekti. Dy shkollat fituese nga Kosova në garën kombëtare në kodim me pajisjen micro:bit “Nazim Gafurri” dhe “Faik Konica” morën pjesë në garën rajonale të organizuar në kuadër të “Samitit Digjital në Beograd” me ç’rast shkolla “Faik Konica” fitoi vendin e dytë. Ambasadori Britanik Z. Ruairí O’Connell dhe Ministri i Arsimit Z. Shyqiri Bytyqi do të vizitojnë shkollën “Faik Konica” me qëllimin që t’i përgëzojnë nxënësit për suksesin e treguar.

 

Mediat e interesuara ftohen sot, me datën 14 maj me fillim në orën 11.00 në shkollën “Faik Konica”, kurse për më shumë informata ju lutemi kontaktoni [email protected]. ( Herëzë Sefaj )

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …