Komunikata e AAK-së për protestën e sotme paqësore në Prishtinë

Pasi ka përfunduar protesta e opozitës, AAK, nëpërmjet një komunikate për media ka konstatuar se më shumë se 100.000 qytetarë të Kosovës dolën sot në protestën e thirrur nga Opozita e Bashkuar, për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese. Pjesëmarrësit kanë ardhur prej të gjitha anëve të Kosovës, prej qyteteve e fshatrave, e masivisht prej kryeqytetit, Prishtinës. Protesta nisi në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare, dhe vazhdoi në formë marshimi deri te Sheshi Skënderbe. Aty qytetarëve iu drejtuan me fjalime deputetë e udhëheqës të subjekteve opozitare, Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Lëvizjes Vetëvendosje. AAK thotë se populli i Kosovës është ngritur në këmbë pasivisht për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Kosovën. Për ta kundërshtuar këtë Qeveri që me çdo kusht po i shtyn këto marrëveshje përpara. Një Qeveri që e ka shkelur 23 herë Kushtetutën e vendit, nuk ka legjitimitet e as legalitet ta udhëheqë vendin. Marrëveshjet tashmë janë anuluar prej verdiktit popullor, dhe kësaj Qeverie i mbetet vetëm të largohet. Këtë po e kërkon sot populli i Kosovës, në sheshet e Prishtinës, në protestën më të madhe të pasluftës në Kosovë. Nëse Qeveria nuk e dëgjon fjalën e popullit, atëherë protestat do të bëhen intensive e të pandërprera. Sot populli me prezencën dhe zërin e tij e ka shkarkuar Qeverinë e Kosovës”, është thënë në fund, thuhet në fund të komunikatës së AAK-së për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …