Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u prit në takim nga kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schultz. Në takimin në mes tyre u bisedua për zhvillimet aktuale në vendin tonë, sfidat me të cilat po përballet dhe aspiratat e popullit të Kosovës dhe për integrime euro-atlantike. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e njoftoi kryetarin e PE-së me të arriturat e Kosovës në tetëvjetorin e pavarësisë së saj, si dhe me angazhimet e pareshtura të institucioneve të Kosovës për tejkalimin e sfidave, zhvillimin e gjithanshëm dhe përmbushjen e obligimeve që dalin para tyre në rrugëtimin evropian të shtetit dhe theksoi domosdoshmërinë për liberalizim të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërkohë, kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schultz, shfaqi kënaqësinë për arritjet e deritashme të Kosovës, konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së institucionit që ai drejton, për Kosovën dhe aspiratat e saj euro-atlantike dhe theksoi se Kosova do ta ketë mbështetjen e Parlamentit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …