Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Safete Hadërgjonaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme që po zhvillohet për Telekomin e Kosovës, e ka quajtur të befasishëm diskutimin e Besa Gaxherrit lidhur me këtë temë teksa ka thënë se ajo akuzon të tjerët, pa e kthyer kokën kah vetvetja. “Zonja Gaxherri ka punuar dhe ka qenë pjesë e abuzimit personal e politik në PTK. Ajo ka qenë menaxhere aty dhe ka menaxhuar me 1/3 e PTK. Ka mbajtur për vite të tëra punën në PTK, duke qenë njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ka shfrytëzuar pozitën e të qenit deputete, për të politizuar me PTK për interesa të LDK, por edhe ka shfrytëzuar pajisjet e këtij institucioni për interesa personale”, ka thënë ajo.Hadërgjonaj ka deklaruar më tutje se deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, sigurisht e ka ruajtur vendin e punës në PTK, që një ditë të kthehet aty, jo po i bën të gjitha këto për t’u dalë në mbrojtje abuzimeve që i ka bërë LDK në PTK dhe hedh akuzat te të tjerët pa kurrfarë baze dhe dëshmie konkrete”, ka thënë Hadërgjonaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …