leoni

Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Si të shpëtohet PTK-ja

Një gjë duhet ta dimë që të gjithë: Post Telekomin e Kosovës nuk mund ta shpëtojnë partitë politike që vrapojnë për të rrëmbyer pushtet, por partitë që luftojnë fortë për ta funksionalizuar në çdo segment shtetin e së drejtës. Po a kemi parti të tilla që vërtetë dëshirojnë ta bëjnë funksional shtetin e së drejtës?

Në ketë pyetje, duke e njohur realitetin e hidhur në Kosovë, nuk mund të jap përgjigje pozitive dhe për ketë me vije shumë keq. Por, ajo që mund të them është se nuk është duke u parë vullnet se dikush donë që ta zgjidh ketë problem tepër të ndërlikuar dhe të ndërlikuar enkas nga vet politika.

Në kohën e fundit, është bërë shumë zhurmë për punësimin. Punësimi edhe pse është problem në vete dhe jo vetëm në PTK, por duhet të themi se edhe punësimi më i keq, nuk mund të sillte PTK-në në ketë gjendje alarmante.

Në ketë gjendje alarmuese, mbase edhe falimentuese ketë Ndërmarrje Publike e ritheksoj nuk e ka sjellë punësimi i skajshëm jo profesional edhe pse punësimi ka qenë dhe është krejt jo profesional dhe skajshmërisht i papërgjegjshëm. Jo në ketë gjendje PTK-në e kanë sjell të gjitha kontratat pa përjashtim.

Në një situatë të tillë, nuk ka si mos të bëhet një pyetje: Kush janë përgjegjësit e kësaj gjendje?

 A janë ata drejtuesit e PTK-së apo Kryeqeveritarët, sidomos ata të para e pas Pavarësisë së Kosovës, natyrisht pa i amnistuar pararendësit e tyre (Administrimi Ndërkombëtar). Përgjegjësia është e të gjithë atyre që kanë urdhëruar e nënshkruar kontrata të dëmshme për ketë Ndërmarrje Publike shumë profitabile.

Po të funksiononte shteti ashtu siç u tha nga dikush sot në Kuvend, shteti do të duhej ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme para se të ndodhte falimentimi dhe pastaj t’i merrte masat konform më gjendjen ekzistuese. Do të kërkonte ndërprerjen e të gjitha kontratave, të gjitha llojet e marketingut e të dhuratave të ndryshme dhënë njerëzve të lidhur ngushtë me politikën e lartë dhe kjo derisa të bihet një përfundim ligjor nga Sistemi i Drejtësisë. Por, krejt çështja është sa kemi drejtësi të pavarur në Kosovë. Ajo që dihet është se, përgjegjësia për gjendjen e tanishëm bije mbi të gjitha qeveritë e pas pavarësisë, të gjitha menaxhmentet e deritashëm të PTK-së pa përjashtim kanë kontribuar për ta sjell në ketë derexhe, ketë Ndërmarrje Publike shumë profitabile.

Padyshim që zgjidhje ka, po zgjidhja nuk bëhet nga partitë që ketë gjendje e kishin dhe e kanë qellim kryesor për të fituar vota në zgjedhjet e ardhshme parlamentare! Duhet një trupë profesionale për të ofruar zgjidhje afatgjate të kësaj krize të stërzgjatur. Por, pa vullnetin politik të kryeqeveritarëve të koalicionit/koalicioneve qeverisëse  për të bërë një zgjidhje të drejtë kësaj pasurie publike, vështirë se do të ketë zgjidhje të dëshiruar për publikun.

Dikush po e sheh privatizimin e saj si zgjidhje, mbase ata e dinë edhe kush duhet të jetë blerësi i saj?! Ndoshta edhe privatizimi është zgjidhja më e mirë, se sa kaosi dhe kriza e thellë që mund ta falimentoj edhe shtetin.

Ekziston bindur se kriza në PTK-ë mund të zgjidhet nëse Kryeministri/koalicioni i Kosovës e krijon një Taks Forcë me njerëz që dinë e duan t’i ndihmojnë vendit, po ama këta njerëz nuk gjinden në kabinetin kinez të qeverisë! Njerëz të tillë në Kosovë ka, por atyre duhet t’ju epet mundësia e menaxhimit dhe e shpëtimit të kësaj Ndërmarrje Publike më rëndësi të veçantë kombëtare.

Të përfundojmë: Me bajraktarizmin e shtresuar në institucionet e Kosovës, me papërgjegjësinë institucionale të deritashëm, me mosfunksionimin e Prokurorisë e të Gjyqësorit të Kosovës, shkurt me mos funksionimin e shtetit të se drejtës, nuk zgjidhet asnjë problem me rëndësi kombëtare.

Është e dhimbshme, por shumë zhvillime në shoqërinë shqiptare po tregojnë se kemi më shumë energji shkatërruese sesa ndërtuese! Zhvillimet në Kosovë e Shqipëri janë tregues shqetësues për të ardhmen tonë të përbashkët.

Shkurt: Çdo problem ka zgjidhje sa herë kërkohet ajo! Por, ujqërit po kërkojnë mjegull!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …