Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në ka thënë se në Ministrinë që ai drejton nuk ka të punësuar partiakë. Sipas tij, në MASHT deri tani s’ka asnjë zyrtar të nivelit të ulët apo të lartë që i takon partisë NISMA. Bytyqi tha se ka ngatërresa e paqartësi kur po bëhen akuza se në këtë ministri po punësohen partiakë të Nismës. Ai tha se ata persona që janë nga Nisma, i ka gjetur aty kur mori mandatin. Ministri ka folur edhe për rianëtarësimin në ENQA. Ka thënë se pret përgjigje pozitive. “Po presim raportin final dhe jemi optimist që do të marrim përgjigje të mirë. Nga veprimet tona, sidomos që të kemi ligj të veçantë për agjencionin e akreditimit, besoj se do të rianëtarësohemi. Po presim përgjigje nga ENQA e vendimin final do ta marrim në fund të gushtit, konkretisht, në shtator. Jam i bindur që ne do të vazhdojmë rrugëtimin, pra rianëtarësimin tonë”, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …