(Reagim ndaj shkrimit të Insajderit, lidhur me shkrimin tim për PTK-në)
Ketë shkrim e bëj vetëm për hir të opinionit shqiptar, që mos të helmohet e mashtrohet nga argatët e huaj!
Duhet që ta dinë gjithë banditët e “INSAJDERIT”, të cilët duhet kërkuar deri në Beograd dhe të gjithë ata që e kanë krijuar ketë “medie” kriminale e haraçe, se për të folur e shkruar për fenomenet e deformuara në shoqërinë shqiptare, ashtu siç i shoh, nuk kanë për të pasur kurrë sukses për të ma mbyllur gojën e as për të më shantazhuar. Qentë e çdo ngjyre lë të lehin se atë zanat kanë bërë zeje të përditshmërisë se tyre.
E kam të qartë, kësaj medie haraçmarrëse, shantazhuese se cilës shumë qeveritarë të djeshëm e të sotshëm ia kanë mbyllur gojën, është hedhur që sa herë si hiena tinëzare e grabitqare, për të treguar se gjoja po e mbrojnë interesin e publikut nga unë që për 45 vjet isha në shërbim të tij, është bërë kujdestare për t’i përfolur, në kontekstin negativ publikimeve të mia, sidomos kohëve të fundit.
I kuptoj plotësisht këta zhvatës. Ai/ Ajo. Ata/ato që zhvatin paranë e Buxhetit të shtetit, që ka zhvatur mijëra euro nga PTK-ja, duhet të hedhin mjegull në opinionin për fjalën e lirë, për fjalën që problemin e PTK-së e kam goditur aty ku është problemi kryesor. Nuk kam asnjë dyshim, analiza ime për gjendjen në PTK i ka goditur të gjithë zhvatësit e keqbërësit brenda e jashtë saj. Për ketë bindjen ma shtoi edhe reagimi i kësaj pjelle të keqe të ashtuquajtur medie. Nga shkrimi im mund të shqetësohen vetëm keqbërësit e parasë publike, para që në mënyrën më të egër shkon në medie të ashtuquajtura private, të mbajtura nga paraja publike. Kësaj i thonë: “Lavirja që ka bërë kopilin, mundohet t’ia lë te dera gruas së ndershme”! Por, pjella e zvarnikëve, nuk mund t’u lihet në derë njerëzve që kërkojnë ndryshimin, progresin dhe shtetin e së drejtës.
Unë e kam të qartë se ky shtet e ka të vështirë që zhvillohet me politika meskine, me politika që krijojnë medie private siç është Insajderi, për t’ia futur cilitdo vetëm jo atyre të duhurve. Ky medium monstruoz ka qëllim çorientimin e opinionit publik nga problemet reale në ‘problemin” që nuk ekzistojnë e as meritojnë të bëhen temë dite.
E kam të qartë, kriminelët e banditët e krijuar nga politika kriminale, të mbrojtur nga Drejtësia e kapur e jo funksionale, nuk munden individualisht, por kjo nuk me bënë që të heshti. Edhe në vitet e tetëdhjeta e më pas regjimi kriminal i Beogradit dukej i pathyeshëm nga paraardhësit e këtyre flliqësirave, por gojën nuk arritën të ma mbyllin as në burgje e as në gjykatore. Pa dyshim, as të gjitha mbeturinat e ati regjimi sot marrë se bashku, kudo që janë ato, nuk kanë për të më heshtur a ndalur se luftuari për shtetin e se drejtës sot e derisa të jam me frymë. E me gjasë, mbeturinat e tilla do të me mbajnë gjatë në politikë!
Nëse në ketë shoqëri, dikush duhet të skuqen, duhet të marrohen e pendohen a futen në birë të miut, ata janë kriminelet, haraçexhi e zhvatësit të çdo ngjyre, në cilindo segment të shoqërisë që strehohen a mrizojnë ata kriminel monstruozë.
E përsëris, pjella e keqe shqipfolëse a serbishtfolëse që janë e njëjta gjë, kudo qofshin e ngado qofshin as në të kaluarën as sot e nesër nuk do të më heshtin. E më se paku ketë mund ta bëjnë hardhucat e zvarraniket e çdo ngjyre të fshehur pas një medie kriminale që funksionon mbi bazën e haraçit dhe që shkruajnë një shqipe të shëmtuar, e cila medie edhe emrin e ka shëmtirë të huaj.
Edhe hulumtimi më i thjeshtë në gjithë kabinetin e Qeverisë e në PTK lehtë mund të konfirmoj ketë që po e them, nëse cilado medie profesionale e kërkon një gjë të tillë.
Gjuha që përdora ishte e imponuar. E përdora ketë gjuhë, se “kjo mushkë ketë dru kërkoi”! Mbase edhe më tepër.